Fëmija bie nga kati i 6-të, e pabesueshme si arrijnë ta shpëtojnë kalimtarët

Një fëmijë 3-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në Kinë, mirëpo ka mundur të shpëtojë për shkak të kalimtarëve që e kanë parë të varej në ballkon.

I vogli s’ka mundur dot të qëndrojë për shumë gjatë i varur dhe është lëshuar poshtë.

Të pranishmit që panë skenën e tmerrshme arritën t’i shpëtojnë jetën të voglit duke e pritur me një batanije.

Djali është hedhur në batanije dhe ka mundur të shpëtojë, ndërsa video e tij po bën xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Share With:
Translate »
447 Views