“Fëmija do e vendosë vetë gjininë e tij”, modelja e njohur shtatzënë për herë të parë

Modelja amerikane Emily Ratajkowski është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo për “Vogue”, ndërkohë që ka publikuar dhe një video ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Emily është shprehur për “Vogue” se ajo dhe bashkëshorti nuk do e zbulojnë gjininë e fëmijës, derisa ai të mbushë 18-vjeç dhe ta vendosë vetë.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur modelja.

 

Share With:
Translate »
336 Views