Zakonet më absurde të prindërve VIP

Prindërit e famshëm kanë zakonet e tyre të çuditshme me fëmijët. Wyatt Kutcher, fëmija i parë i Mila Kunis e Ashton Kutcher, është vetëm 3 vjeçe, por pi verë çdo të premte në mëngjes. E ka treguar vetë aktorja, duke theksuar se e bija sapo zgjohet thotë: “Është e premte, mund ta kem verën time”? Dhe me sa duket, nuk është e vetmja. Kristen Bell u ka gjithnjë birrë joalkoolike të bijave, 4-vjeçares Lincoln dhe Deltës 2 vjeçe.


Mariah Carey u kritikua shumë pasi i çoi binjakët e saj të notonin me peshkaqenët, në Bahamas. Përgjigjja e saj ishte: “Mos u shqetësoni, janë kafshë miqësore”.

Gisele Bundchen e Tom Brady vendosën që t’ua hiqnin pelenat fëmijëve që 6 muajsh, për të luftuar ndotjen e ambientit. Modelja tregoi se menjëherë pasi i ushqente i çonte të vegjlit në tualet, për të pritur që të bënin nevojat e tyre personale.

Aktorja Alicia Silverstone, në librin e publikuar, u sugjeron lexuesve që t’i evitojnë pelenat për fëmijët dhe t’i nxjerrin ata për t’i bërë nevojat personale në oborrin e shtëpisë. Gjithashtu, sugjeron edhe fjetjen bashkë me fëmijët, si dhe mosvaksinimin e tyre. Aktorja madje pranoi se e përtyp njëherë ajo ushqimin e fëmijëve, për t’ia kaluar më pas gojë më gojë, njësoj siç bëjnë disa specie zogjsh dhe kafshësh në natyrë.

Beyonce dhe Jay-Z, për fëmijën e parë vajzën Blue Ivy Carter, blenë një krevat të mbuluar me Swarosky. Gjithashtu nuk kursehen fare për veshjet, duke hyrë në dyqanet e markave më të shtrenjta në botë, duke ditur edhe se do t’i veshin vetëm një herë. Kur kanë mundësi…

Zachary, i biri i Elton John dhe David Furnish, sapo erdhi në jetë u bë me një shtëpi të gjithën për vete, në Beverly Hills, që kushtoi rreth 900 mijë euro.

Në avionin privat të Jennifer Lopez u krijua një sallë lojërash prej 50 mijë eurosh, për binjakët e saj që ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Ndërsa fëmijët e familjes Beckham kanë një shtëpi mbi pemë me vlerë 20 mijë euro, me një teleskop që kushton 50 mijë.

Suri Cruise, e bija e Katie Holmes dheTom Cruise, ka një kartë krediti personale, qëkur ishte 4 vjeçe.

Angelina Jolie e Brad Pitt mund të fitonin çmimin për prindërimin ekstrem, me projektin për të ndërtuar një kopsht zoologjik për fëmijët e tyre, por divorci ua prishi planet.

Share With:
Translate »
795 Views