Fëmija me kancer trajtohet me qelizat e “riprogramuara gjenetikisht” dhe çdo gjë ecën si duhet

Mjeku e spitalit Bambino Gesu në Romë kanë kuruar një fëmijë i cili vuante prej 4 vitesh me leucemi akute limfoblastike, por përmes manipulimit gjenetik të qelizave të imunitetit ata i kanë krijuar  mundësinë atyre të njohin dhe të sulmojnë kancerin.

Pas infuzionit të qelizave të riprogramuara ka një muaj që fëmija është mirë dhe në palcën e tij kurrizore nuk janë më të pranishme qeliza leukemike.

Kjo është një teknikë revulocionare sepse limfocitet e pacientit të vogël u drejtuan kundër objektivit të tumorit. Studimi akedemik është i Spitalit Pedriatik të Romës dhe promovohet nga AIRC, Ministria e Shëndetësisë dhe Rajoni i Lazios. Sipas Franco Locatelli, Drejtor i Pediatrisë Onco-Hematologjisë  kjo është një qasje inovative për trajtimin e kancerit.

Share With:
Translate »
768 Views