Lira Gjika për Emancipimin: Fillon në familje

Lira Gjika ka prekur këtë herë me anë të një postimi temën e emancipimit, duke theksuar se e gjitha nis në familje. Me pak shembuj, me pak fjalë, frymëzuar edhe nga ata emra që lanë gjurmë në shkrimin shqip, Lira bën thirrjen e saj kështu:

“Kush mund të quhet hap emancipues për ne? Sipas Konicës, hap emancipues do të jetë “kur të mos e quajmë vrasjen trimëri”. Ku fillon emancipimi? Natyrisht në familje. Kur prindërit nuk e gënjejnë fëmijën, nuk e shohin të vogël por njeri, kur nuk e keqtrajtojnë apo krahasojnë, kur nuk e nxitin të hakmerret. Kur burri dhe gruaja dialogojnë, zgjedhin fjalët dhe nuk e fyejnë njëri tjetrin. Kur në familje vajza nuk diskriminohet apo trajtohet si njeri i dorës së dytë apo pronë. Kur të rriturit menaxhojnë emocionet e tyre. Kur shkolla ka mision inteligjencën emocionale dhe jo konkurrencën. Të bëhet princip pune “fitimtari nuk konkurron”. Kur mësuesi nuk është indiferent ndaj bullizmit. Dallon arritjet e nxënësit dhe jo mosarritjet, i ushqen besimin te vetja nxënësve dhe jo dyshimin. Kur shkolla ka mësues që mendojnë se mësues i mirë është ai që e bën nxënësin më të mirë se vetja. Kur profesioni i mësuesit do të jetë profesioni më me vlerë i kombit dhe mësuesi i vetëdijshëm për këtë mision”.

Share With:
Translate »
110 Views