Fëmijët e të tjerëve na duket se rriten shpejt, djali i moderatores së Top Medias sapo mbushi një muaj
Verën e vitit të shkuar, moderatorja e Top Medias, Elona Duro na gëzoi me dy lajme njëkohësisht. Ajo na tregoi se kishte vendosur të kurorëzonte në martesë dashurinë e saj dhe se fryti i parë i dashurisë sapo kishte nisur rrugëtimin për të ardhur në jetë. Pas nëntë muajsh që herë duken të gjatë e herë duken se kalojnë shpejt, ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë që mban emrin Tomas.
Dhe siç koha fluturon nga jeta e ngarkuar që bëjmë, ashtu na u duk se kaloi shpejt nga lindja e Tomasit. Ai ditën e djeshme ka mbushur një muaj dhe nuk mund të mungonte një tortë si për të festuar gëzimin familjar. /Kids’ Time/
