“Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten”- Besi konfirmon ndarjen: Vajzën e shoh më shpesh, ndërsa djalin…

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

bes kallaku xhensila myrtezaj

Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

xhensila myrtezaj

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.

xhensila myrtezaj4

Si erdhi divorci

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut nuk kanë më thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, pasi aktori ka konfirmuar ndarjen. Thuhet se çështja e divorcit është hapur nga këngëtarja, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Besi-Xhensila

Çifti tashmë kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale.

Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

Xhensila 1

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që rrjet kanë qarkulluar lajme se Xhensila dhe Besi janë drejt ndarjes, megjithëse ato janë mohuar nga ana e aktorit.

“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai 2 muaj më parë gjatë një interviste.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja.”

Bes Kallaku u shpreh se vajza e tyre Ajka është bërë xheloze për ardhjen në jetë të vëllait të saj pasi ishte mësuar me gjithë vëmendjen, por theksoi se e do shumë Amen.

xhensila myrtezaj1

“Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, tha ai.xhensila myrtezaj3

Ndërsa Xhensila e kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Xhensila 2

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruante këngëtarja në “InstaStory”.

E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

xhensila myrtezaj5

 

xhensila-besi-3gc0bg37krthrqr1tzv7r4besixhensilaxhensila myrtezaj ajka bes kallaku

Share With:
Translate »
80 Views