Fëmijët mund ta kuptojnë matematikën që 3 muajsh
Pyeteni një fëmijë se si i duket matematika. Zakonisht është lënda që i lodh dhe sfidon më shumë.
Megjithëse studimet e fundit kanë zbuluar diçka interesante. Një bebe tre muajsh mund ta kuptojë matematikën, edhe pse nuk mund të flasë për të. Truri i tij arrin ta kuptojë atë.
Zbulimin e ka bërë Giulia Gennari, një neuroshkencëtare 31-vjeçare nga Parma e diplomuar në Padova. Ajo bën kërkime midis Parisit dhe Nju Jorkut.
“Kemi zbuluar se foshnjat që në moshën tre muajshe arrijnë të dallojnë numrat. Ata kanë një shqisë të gjashtë të vërtetë. Ata i njohin numrat në mënyrë abstrakte. Një bebe arrin të dallojë numrin e notave muzikore apo nëse po i numëron”, thotë studiuesja.
Në evolucionin e një qenieje të gjallë, njohja e sasive është e rëndësishme. Edhe milingonat, peshqit dhe zogjtë e kanë njëfarë aftësie për të numëruar. Për fëmijët, gjithmonë ishte debatuar nëse aftësia për të bërë aritmetikë ishte e lindur apo e mësuar. Sot, falë studimit mbi Biologjinë Aktuale, jemi më pranë vërtetimit të hipotezës se është e lindur dhe jo e mësuar.
Kështu që askush nuk mund të ankohet se nuk e kupton matematikën. Mjafton dëshira dhe vullneti. Me aftësinë për ta kuptuar, kanë lindur të gjithë.