Fëmijët që nuk pijnë qumësht lope janë më të shkurtër dhe më të dobët

Fëmijët të cilët janë alergjikë ndaj qumështit të lopës, kanë më shumë gjasa që të mbeten më të shkurtër dhe të peshojnë më pak gjatë gjithë adoleshencës, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që konsumojnë qumësht lope.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tetë grupe ushqimore përbëjnë 90 për qind të reaksioneve të rënda alergjike, duke përfshirë qumështin, vezën, peshkun, grurin, sojen, kikirikë dhe arrat.

Studimi tregoi se fëmijët të cilët janë alergjikë ndaj qumështit të lopës kanë gjatësi më të ulët krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të cilët janë alergjikë ndaj arrave dhe kikirikëve.

Alergjia ndaj qumështit të lopës, mund të përjashtojë një gamë të gjerë zgjedhjesh ushqimore gjatë fëmijërisë së hershme.

 “Nga studimet tona të mëparshme kemi mësuar se ekziston rreziku për rritje jo normale në gjatësi dhe peshë, tek fëmijët të cilët janë alergjike ndaj qumështit të lopës”, tha Karen Robbins, një nga autoret e studimit, në Sistemin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve, SHBA.

Robbins tha se studimet e ardhshme do të përcakojnë nëse fëmijët alergjikë ndaj qumështit të lopës e kompensojnë gjatësinë e tyre gjatë viteve të adoleshencës ose nëse kjo deficencë vazhdon gjatë gjithë jetës.

Share With:
Translate »
662 Views