Fëmijët rikthehen në shkolla, prindërit të stresuar. Ku jemi me vaksinat anti-Covid për vogëlushët?

Tani që fillon shkolla, ankthi është i lartë mes prindërve pasi fëmijët do të duhet të rikthehen në klasat e mbushura plot, ku rreziku i infektimit nga koronavirusi është i madh.

Prindërit kanë një arsye për t’u shqetësuar, pasi tashmë virusi po “gjuan” të pavaksinuarit dhe fëmijët nuk e kanë bërë vaksinën anti-Covid.

Adoleshentët e moshës 12 vjeç e sipër mund të vaksinohen kundër Covid-19, por fëmijët më të vegjël ende nuk munden. Fëmijët përbënin më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara për javën e kaluar në SHBA, sipas CNN.

“Pas rënies në fillim të verës, rastet e fëmijëve janë rritur në mënyrë eksponenciale, me mbi 750,000 raste të shtuara midis 5 gushtit dhe 2 shtatorit,” tha Akademia Amerikane e Pediatrisë të martën. Numri më i fundit i rasteve javore shënon një rritje prej 250% që nga java e 22-29 korrikut, kur AAP numëroi 71,726 raste të reja tek fëmijët.

Për shkak të imunitetit të tyre të lartë, rastet e rënda të Covid19 te fëmijët janë të rralla dhe ata nuk e kanë përjetuar më të keqen e pandemisë edhe pse po rritet ndjeshëm numri i vogëlushëve që po mbushin spitalet Covid në të gjithë SHBA-në.

Ka disa arsye pse vaksina për fëmijët nuk mund të vijë më shpejt, por edhe procesi normal është duke zgjatur shumë. “Ne me të vërtetë kishim shpresuar se ndoshta do të kishim diçka në vend para se të përpiqeshim t’i sillnim fëmijët në klasë, por, për fat të keq, nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë,” tha Dr Emily Chapman, nënkryetare e lartë dhe oficeri kryesor mjekësor për fëmijët në Minesota, raporton cnn.

 

Share With:
Translate »
161 Views