Fenomeni i “buzëve të shtatzanisë”
Një grua shtatzënë është një trup që transformohet përgjatë nëntë muajve të plotë që vazhdon ky proçes, prej ngjizjes dhe deri në lindjen e fëmijës. Mjekët thonë, se femrat përgjithësisht përjetojnë fenomenin e “buzëve të shtatzënisë”! Njësoj ndodhi me Khloe Kardashian së fundmi, i ka ndodhur Beyonce-s më parë, dhe shumë vajzave të tjera të famshme. Mund t’ju ketë ndodhur edhe juve(ose në perspektivë) mund t’ju ndodhë dhe nuk dini se çfarë shpjegimi t’i jepni.
“Padyshim që ka një të vërtetë në gjithë këtë histori. Ndërsa barku juaj rritet përditë, njësoj ndodh edhe me buzët tuaja”, thotë Dr. Sherry A.Ross, eksperte e shëndetit të grave për revistën “People”.
“Enjtja është një pjesë normale e shtatzënisë dhe ndodh në të gjitha pjesët e trupit tuaj duke përfshirë edhe buzët. Lëkura e grave shkëlqen gjatë shtatzënisë si rezultat i rritjes së qarkullimit të gjakut në tërë trupin duke përfshirë fytyrën, hundën dhe buzët”.
Fenomeni i ashtuquajtur i “buzëve të shtatzënisë” mund të jetë një efekt anësor i mirëpritur nga shumë gra, sepse do të dukeni shumë ndryshe, gati sikur i keni bërë buzët. Normaliteti kthehet pas tre apo gjashtë muajve që keni lindur, ndaj mos u merakosni.
“Jam kujdesur për mijëra gra shtatzëna dhe ato nuk dinin asgjë për buzët e shtatzënisë. Ato fryhen sepse ka më shumë rrjedhje të gjakut pelvik”, thotë Dr. Mary Jane Minkin profesor i obstetrikës në Yale.
Khloe Kardashian ishte ndër të parat vajza të njohura që reagoi për këtë fenomen, që siç duket nuk ishte i mirëpritur për të. “Ma shpifin këto buzë të mëdha, të fryra dhe të dala jashtë kontrrollit. Por, nuk është në dorën time”, tha ajo përmes një postimi në instastory.
Kështu që vajza, për ju që ende nuk e keni përjetuar shtatzëninë e parë, nëse përballeni me një fenomen të ngjashëm, të paktën e dini se çdo të thotë!