Fernando, djali i Ҫiljetës, i bën surprizë mamit live në emision

Fernando është mashkulli më i rëndësishëm në jetën e Ҫiljetës. Nga të gjitha sukseset që ka arritur dhe nga të gjitha gjërat që ka bërë në jetë, Fernando është gjëja më e bukur dhe këtë Ҫili e ka thënë shpeshherë. Si ҫdo nënë, edhe ajo nuk di ta përshkruajë ndjesinë që ka ndier në momentin e parë që ka marrë në krahë të birin, por sot, kur djali i saj i ka mbushur katër vjeҫ dhe i është bërë shok, marrëdhënia me të ka filluar të hyjë në një fazë të re.

Duke iu kthyer edhe një herë ndjesive të mëmësisë në momentin e parë që solli në jetë Fernandon e këto katër vite me të, Ҫili tha se dashuria pa kushte e tij ia shton jetën ҫdo ditë. E pyetur për momentin e parë kur Fernando përshëndeti botën, Ҫiljeta tha se, fare rastësisht, ai ka ardhur në jetë ditën kur ka lindur edhe ajo, edhe pse nuk do të donte të ishte kështu: “Për fat, ne kemi të njëjtën ditëlindje. Fernando ka lindur më 5 shkurt 2013. Në fakt, e kisha planifikuar lindjen me operacion, por rreth datës 10 shkurt… Nuk doja të lindte në një ditë me mua (edhe për ato mendimet e këqija që kemi në kokë). Në mëngjes më thotë mami ‘se ҫ’kam një parandjenjë se do lindësh sot’, por unë nuk kisha asnjë shenjë dhe nuk besoja se do ndodhte. Rreth orës tetë të darkës hëngra edhe tortën e ditëlindjes, pata një dhimbje në mes, por nuk e kisha treguar se doja të haja tortën. Pastaj, hëngra edhe tortën dhe rreth orës nëntë mora doktoreshën… U nisa për spital dhe Fernando lindi 2 – 3 minuta para orës 12, pra që kalonte data 6…”

Sot, Fernando është rritur shumë, është zgjatur dhe është shok i ngushtë me të ëmën. Madje tani që i thotë edhe fjalitë e plota, di edhe të thotë se ҫfarë do të bëhet kur të rritet. Në insertin e përgatitur me rastin e programit, Ҫili dhe Fernando përshëndesin nga pishina dhe ndërsa Ҫiljeta e pyet se ҫfarë do të bëhet kur të rritet, ai në fillim refuzon të tregojë, por pastaj vendos, madje edhe specifikon: “E di, do të merrem me futboll, do të pres topat… (e përsërit këtë)” Duke qeshur, Ҫiljeta thotë se, në fakt, ajo do që ai të bëhet sulmues, por…. Fernando, me sa duket, është më shumë i fokusuar te porta këto kohë.

Share With:
Translate »
1756 Views