Të martohesh me shoqen e fëmijërisë, dasma superluksoze e Lionel Messi-t

Ylli i Barcelonës  Lionel Messi i ka dhënë fund beqarisë dhe u martua me dashurinë e fëmijërisë së tij  Antonella Roccuzzo të premten me anë të një ceremonie në qytetin argjentinas Rosario.  E veshur me një fustan të bardhë të ngushtë mbas trupit bukuroshja 29 vjeçare dukej e mrekullueshme. Më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit, ishin të ftuar në “dasmën e vitit”. Të ftuar ishin këngëtarja e muzikës pop Shakira dhe bashkëshorti Gerard Pique, si edhe kolegë si Neymar dhe Luis Suarez. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij janë takuar  në Rosario  kur ai ishte vetëm 9 vjeç dhe pikërisht për këtë arsye kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre po në këtë qytet. Pas ceremonisë martesore e cila ishte private çifti doli në tapetin e kuq përpara qindra gazetarëve.

Share With:
Translate »
1099 Views