“I ke ngjarë babit!” Fernando shkon në klasë të parë dhe Çiljeta s’mund të ishte më e emocionuar

24 mijë fëmijë shkuan sot në klasë të parë. Mes tyre edhe Fernando, djali i këngëtares shqiptare, Çiljeta Xhilaga.

Në këtë ditë të veçantë, Çiljeta ka zgjedhur disa foto të Fernandos, kur ishte i vogël dhe tani që hyri në klasë të parë.

 

Përbri fotos, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla djalit të saj.

 

“Biri dhe shoku im. Nëse Zoti do të më linte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim se do të ishe ti. Duket sikur ishte dje, unë të lexoja ty dhe të shikoja teksa luaje. Sot unë shoh një pjesë të vogël timen te ti, për mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Dhe atë pjesë të madhe që ke nga babai yt, paraqitja, karakteri i fortë, si një njeri i madh.

Unë jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet burrë. Vit të mbarë shkollor dashuria e mamit.”,- shkruan këngëtarja.

Share With:
Translate »
1271 Views