Miriam Cani duket më e ëmbël se kurrë me barkun e rrumbullakosur

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë gjatë koncertit të Albanit “Hapësirat e një ëndrre”, që u mbajt në Prishtinë, në muajin qershor.

Pas dasmës përrallore të mbajtur në Maldive, për çiftin e famshëm erdhi një “dhuratë” e dytë, po aq e bukur sa e para.

Miriami është në muajin e gjashtë dhe tani barku duket qartë. Gjatë këtyre muajve ajo nuk ka ndarë shpesh foto në rrjetet sociale, por duket se dje edhe ajo, pas Albanit ka vendosur të ndajë një foto ku duket barku i rrumbullakosur.

Share With:
Translate »
414 Views