Fernando shoqëron Çiljetën në koncert por e zë gjumi
Çiljeta dhe Fernando kanë një marrëdhënie të veçantë si nënë e bir. Nëse kohë përpara, kur Fernando ishte i vogël, Çiljeta duhej të refuzonte disa koncerte ose ta linte atë me dadon, tani është krejt e kundërta.
Fernando është rritur dhe Çiljeta shpesh e merr atë nëpër koncerte për të mos u shkëputur prej tij. Koncerti i fundit i Çiljetës ka qenë ai në plazhin e Spillesë ku vetë këngëtarja ka bërë një video në Instastory teksa mban në prehër të birin.
Fernando, i lodhur nga dita e gjatë dhe si “fëmijë mistrec” ndoshta nga mungesa e gjumit të drekës, gati sa nuk e zë gjumi, për të mos thënë që e zuri. Shpresojmë të ketë parë ëndrra të bukura dhe sidomos nga këngët e mamit, kujt nuk do t’i vinte gjumi? ???? /Kids’ Time