Në super formë me bikini si mami Sara Hoxha

Të gjithë e mbajmë mend Sara Hoxhën, vajzën e dytë të familjes së Dritan Hoxhës, me pak kilogramë më shumë se pesha normale për trupin e saj. 

Edhe pse u përpoq shumë të humbiste peshë me anë të dietave të shëndetshme, përsëri nuk arriti rezultatet e dëshiruara. Ndaj vendosi t’i nënshtrohej një ndërhyrje të quajtur bypass i stomakut për të humbur peshë. Dhe pas kësaj përpjekjeje të fundit, Sara ia doli dhe postoi këtë foto në Instagram ku shkroi:

“1 vit pas bypass-it. Sinqerisht mund të them se ka qënë vendimi më i mirë i jetës sime, por nuk dua t’ia rekomandoj dikujt që do të humbasë peshë. 

Ka vajza që më shkruajnë çdo ditë dhe që duan të humbasin peshë, por unë nuk dua ti bëjë reklamë një kirurgjie të tillë. 

Kush jam unë që t’iu japë këshilla, pasi unë nuk munda të humbisja peshë nëpërmjet një jete të shëndetshme”

Por, vitin që shkoi asaj do t’i duhej sërish të merrte peshë falë shtatzanisë. Edhe pse ndoshta prisnim që Sara mund të merrte disa kilogramë edhe për vete, jo vetëm për djalin, ata ishin brenda të ashtuquajturës normale.


Gjithsesi, nga frika për të mos ruajtur të njëjtën peshë apo nga dëshira për tu dukur bukur, Sara filloi stërvitjen dhe ja ku vjen sot, me bikini në plazh, në superformë. Padyshim Sara është shembulli më i mirë i vullnetit për vajzat me disa kilogramë më shumë që duan t’i humbasin! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
2557 Views