5 ushqimet e ndaluara për fëmijët në stinën e verës

Shumë të rritur shqetësohen për shëndetin e fëmijës më tepër se prindër të tjerë dhe me këtë shkak ato duan që të kenë në kontroll gjithçka që rrotullohet rreth tyre.

Ushqimi është nga gjërat e para që duhet kontrolluar tek fëmijët sepse ndikon shumë tek shëndeti i tyre tani në verë, sidomos ke përzgjedhja e tij. Ushqime si dhalla, shalqiri janë vërtetë fantastike për të vegjëlit tanë por lexoni edhe këto që nuk ju rekomandohen për ta në këtë stinë të nxehtë.

Ushqimet pikante
Ushqimet me erëza ngrohin trupin e fëmijëve dhe shkaktojnë probleme me tretjen. Për këtë arsye nuk janë një ide e mirë gjatë verës.

Ushqimi jo-vegjetarian
Ushqimi jo-vegjetarian është i vështirë të tretet dhe në verë është akoma më keq të konsumohet. Produkte të tilla si mish i deles, nuk rekomandohen  në ditët e nxehta dhe nuk është i mirë për shëndetin.

Kafeja e ftohtë
Kafeja është e mbushur me kafeinë dhe ka vetitë diuretike. Në verë shmangni kafenë dhe zëvendësojeni atë me një çaj të ftohtë. Ai ka shumë më tepër përfitime shëndetësore për fëmijën tuaj dhe ju.

Salcat
Nëse fëmijëve ju pëlqen salca e djathit për shembull, është koha ta largoni nga regjimi i tyre ushqimor, të paktën gjatë verës. Salcat janë të rënda dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngarkuar.

Ushqimet me vaj:
Patatet e skuqura janë ushqimi i preferuar i fëmijëve dhe jo vetëm, por nuk janë shumë të shëndetshme. Ushqimi i yndyrshëm është shumë i rëndë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë njerëzit. Ndaj, do të ishte më mirë t’i zëvendëosoni ato me ushqime të tjera më me vlera ushqyese.

Share With:
Translate »
981 Views