Ferne tregon arsyen pse e çon vajzën për ta vizituar babanë në burg

Ferne McCann ka treguar pse e çon vajzën e saj në burg për ta vizituar babanë.

Ajo thotë se prioritet  i saj është që të sigurohet se po e bënë gjënë e duhur..

Arthur Collins u dënua me 20 vjet burg në dhjetor të vitit të kaluar pasi u akuzua 14 herë për kryerjen e një sulmi me acid në klubin e natën Mangle E8 në Dalston të Londrës.

Ish-ylli i TOWIE u fotografua duke vizituar ish të dashurin e saj në burg bashkë me vajzën, të cilën ajo e solli në jetë në nëntor të vitit të kaluar dhe Ferne tani ka shpjeguar pse e mori këtë vendim, duke përfshirë se si foli me një psikolog të fëmijëve dhe një avokat.

“Çdo vendim që marr është për të mirë”, tha Ferne për revistën OK!

“Një ditë do të jetë mjaftushëm e rritur për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë me veten e saj, por deri atëherë unë duhet të bëj atë që mendoj se është e mirë”.

Prezantuesja sqaroi edhe një se ajo dhe Arthur nuk janë më në lidhje, duke shtuar: “Sigurisht që nuk jemi bashkë, ai është babai i fëmijës tim dhe kaq”

Share With:
Translate »
559 Views