Gazeta izraelite bën gjestin e rrallë, vendos në kopertinë fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë

Një shenjë e rrallë e solidaritetit ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë ndërgjegjes demokratike u tregua nga gazeta izraelite Haaretz, e cila në botimin e saj aktual vendosi fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite gjatë viteve të  fundit.

Ky sigurisht është një veprim që nuk do të pritej mirë nga “audienca” e njohur e shtypit izraelit, dhe gjithashtu është një projekt që befasoi  institucionet arabe. Sepse është një goditje për çdo nacionalist ose vëzhgues kritik për krizën në Lindjen e Mesme.

Është në të njëjtën kohë një ndërhyrje nga ana e gazetarëve të cilët  dëshirojnë të rikthejnë në vëmendje nevojën për analiza të vërteta politike dhe të strukturuara mirë se çfarë në të vërtetë po ndodh dhe cilat janë interesat e vërtetë dhe ekuilibri i pushtetit në këtë pjesë të botës.

Në kopertinë, janë fytyrat e 67 fëmijëve që humbën jetën në Palestinë për shkak të bombardimeve izraelite.

Kopertina u postua në Twitter nga gazetari Louis Fisman, i cili punon në Lindjen e Mesme, i cili falënderoi gazetën dhe lexuesit e së cilës gjithashtu dërgojnë fëmijët e tyre për të luftuar në luftërat izraelite. Ai falënderoi ata për gjestin e madh duke botuar emrat dhe fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gaza.

“67 fëmijë u vranë në Gaza, ky është çmimi i luftës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, “tha ai.

Share With:
Translate »
200 Views