Feston sot ditëlindjen, ky është dedikimi plot dashuri i Dagz për Einxhel

Einxhel Shkira feston sot ditëlindjen e saj të 34-të. Kjo ditë për të ka qenë e mbushur plot dashuri dhe urime nga miqtë, ndjekësit dhe të afërmit.

Urimi që ra më shumë në sy ishte ai i partnerit të saj Dj Dagz. Ai ka postuar një ‘story’ në Instagramin e tij portretin e Einxhel bashkë me Trevin, djalin e tyre, duke i kushtuar një dedikim të ëmbël.

“Jeta ime. Urime ditëlindja, e di që kjo ditëlindje do të jetë ditëlindja jote më e bukur meqë kemi dhuratën më të mirë në botë, Trevin. Të duam përjetësisht,”- shkruan ai.

Share With:
Translate »
41 Views