Fifi do të ketë një bebe dhe ne mezi po presim

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që sjell vetëm hite në tregun muzikor shqiptar, Fifi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit në Instagram.

Fifi ka postuar foton e një bebeje vajzë dhe shkruan se ka shumë dëshirë të ketë një bebe.

“Dua kaq shumë të kem një bebe”, shkruan Fifi dhe ne mezi po presim derisa të marrim një lajm kaq të ëmbël nga këngëtarja.

Kujtojmë që Fifi jetën private është munduar ta ruajë larg syrit të publikut, megjithatë ajo e ka zbuluar se një djalë me shkronjën “Xh”, ia ka vjedhur zemrën dhe është pikërisht ai nga i cili gjen frymëzim për këngët e saj.

Share With:
Translate »
737 Views