E hëna nis me lajme të këqia, situata nuk njeh përmirësime as sot

Janë kryer 809 testime për koronavirusin e ri dhe janë evidentuar 150 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kështu deklaroi sot Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave. Fatkeqësisht nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me SARS COV2, dy pacientë.

Në dy spitalet COVID në Tiranë aktualisht janë të shtruar 189 pacientë. MSH apeloi për respektimin e masave për të gjithë qytetarët.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se përhapja e virusit SARS COV 2 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Edi Rama on Monday, September 21, 2020

Share With:
Translate »
446 Views