“Këndova në varrimin e saj”, Xhesika flet për të ëmën e ndjerë!

Ditën e sotme një dron u pa sipër “Ferma VIP” dhe ishte për Xhensila Peren nga nëna e saj. Mesazhi i preku të gjithë, veçanërisht Xhesika Polon që e ka humbur të ëmën pak vite më parë. Ajo tha se në varrimin e të ëmës ka kënduar sepse kjo ishte dëshirë e saj.

E kam përcjellë me këngë, i kam kënduar këngën e saj të preferuara, sepse ajo vetë nuk donte në asnjë moment që ne ta përcillnim me dhimbje, pavarësisht se dhimbja është e paevitueshme. Ama unë në varrin e mamit tim kam kënduar këngën e saj të preferuar, ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time, ama e bëra”, u shpreh Xhesika.

Share With:
Translate »
66 Views