Filluan shëtitjet me karrocë: Olta Boka pozon për herë të parë me të bijën

Me 15 Korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Së fundmi, Olta ka publikuar në rrjete sociale foton e parë pranë vogëlushes. Ajo shfaqet duke i bërë xhiro me karrocë Gaias, ndërkohë që e vështron e buzëqeshur.

Këngëtarja është treguar shumë e rezervuar me fotot e së voglës në rrjete sociale dhe ende nuk e ka zbuluar ende portretin e saj.

Share With:



830 Views