Ushqime me një kafshatë për fëmijë | Receta

Ndër recetat e ushqimeve me një kafshatë për fëmijë, kuzhinieri Erdis Çollari sugjeron: Krahë pule me susam , mini sanduiçë dhe fileto pule me pekmez.

I gjithë sekreti i kësaj recete qëndron në pastrimin e krahëve të pulës me kujdes për t’i nxjerrë nga kocka në mënyrë që të qëndrojnë në këmbë. Pasi i kemi prerë përgatisim marinimin me salcë soje dhe mjalt. I shtojmë masës susamin dhe i vendosim në furrë për 15 min. Për dekorimin e kësaj pjate, kuzhinieri ka zgjedhur zgjedhur patatet, duke i prerë në forma të rrumbullakta, e më pas i hedh në një tenxhere me ujë të valuar duke i shtuar pak kripë, lëng limoni dhe xhinxher. Pasi krahët e pulës dhe patatet janë gati, i vendosim në pjatë sipas dëshirës.

Sugjerimii dytë i “Finger foods” për fëmijë është një sanduiç me proshutë, djath guda, krem djathi dhe sallatë jeshile. Në përgatitjen e kësaj recete shumë të thjeshtë, pas mbushjes së fetave të bukës, duhet të kujdesemi t’i presim në trekëndësha të vegjël në mënyrë që të konsumohen më lehtë nga fëmijët.

Receta e tretë është fileto pule e zier në uthull balsamike, me pekmez, pure patatesh, rigon, karrota baby dhe hudhra. Si fillim ziejmë fileton e pulës me uthull balsamike, duke i shtuar më pas pekmezin e shtëpisë, piper, rigon dhe i lëmë të ziejnë për 15 min. Pasi fileto të jetë zierë dhe të ketë marrë një ngjyrë vishnje, fillojmë me prerjen duke u kujdesur sërish ta presim hollë. Shtrojmë në një pjatë puren e patates duke i shtuar karrotat baby të marinuara me vaj dhe kripë. Në fund vendosim pjesëzat e pulës.

Share With:
Translate »
794 Views