Fiori Dardha i rikthehet sëmundjes së mamit për një mesazh force dhe kurajoje
Një foto e rrallë, që nuk ka nevojë për përshkrime të gjata, as për fjalë dashurie për raportin nënë e bijë, sepse flet më shumë se çdo mesazh që mund të përcjellë.
Në kuadër të muajit tetor, muaji i luftës ndaj kancerit të gjirit, gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha, e cila më shumë se një vit më parë e ka përjetuar bashkë me nënën dhe familjen e saj betejën me këtë sëmundje, ka dhënë një mesazh publik.
Duke u kërkuar të gjitha grave të mos i neglizhojnë kontrollet dhe vizitat, Fiori ka rrëfyer në disa rreshta ndjesinë që i ka lënë periudha pasi nëna e saj u diagnostikua nga kjo sëmundje.
Pas kësaj fotoje ku duket nëna e Fiorit me sy të përlotur e të shkëlqyeshëm, Fiori gjen forcë për t’u dërguar një mesazh të gjitha grave dhe vajzave në muajin e luftës kundër kancerit.
Kjo foto eshte shkrepur ne nje dhome spitali 1 vit e gjysme me pare, ndersa statusin e meposhtem e kam shkruar vjet ne kete kohe!
Keta jane syte e mamit tim! Shkelqimin e tyre nuk e veniti dot semundja. ❤
KUJDESUNI PER SHENDETIN TUAJ!
E njoh mire kete dreq semundje!
E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht!
E njoh vuajtjen qe te shkakton!
E di se si ta turbullon jeten!
E di se si te shembet bota!
Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton!
Njoh “shijen” e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje!
Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes!
Duhet force e madhe per te perballuar!
Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!
Kujdesuni per jetet tuaja!
TETORI eshte muaji i luftes ndaj kancerit te gjirit!