Kylie shtatzënë? Flet mikesha e familjes Kardashian

Ka kaluar më shumë se një javë që nga lajmi bombë i shtatzanisë së Kylie Jenner dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar rreth këtij thashethemi.

Një mikeshë e familjes Kardashian ka zbuluar aksidentalisht disa detaje që konfirmojnë se Kylie 20-vjeç do të bëhet nënë për herë të parë.

Kyle Richards, ylli i “Real Houseëives Of Beverly Hills” dhe mikesha e Kris Jenner, duket se ka konfirmuar se Kylie është në pritje të një fëmije me të dashurin, reperin Travis Scott.

“Fatmirësisht, Kylie është në një gjendje të mirë financiare dhe mund të kujdeset për fëmijë. Ajo ka gjithashtu një mbështetje të mrekullueshme nga familja kështu që do të shkojë shumë mirë” ka thënë Kylie për US weekly.

 

Share With:
Translate »
663 Views