Fiori Dardha përlotet me surprizën e të birit
Abeli, djali i Fiori Dardhës, nuk ka qejf të dalë në televizor, madje në performancat e para të së ëmës, Abeli mendonte se ajo nuk kërcen fare bukur.
Por këtë javë ka ndërruar mendje. Abeli, dashuria e madhe e Fiorit, me ndihmën e tezes së tij, jo vetëm që i dërguar një mesazh së ëmës, ku i thotë se kërcen shumë bukur, por edhe i ka ardhur në skenën e DWM për të kërcyer me të.
Pasi Alketa i tregoi Fiorit se stafi i ka bërë një surprizë, Fiori e pati të vështirë t’i mbajë emocionet, aq më shumë edhe kur e pa të voglin në skenë të veshur me kostum, gati për të qenë kavalieri i saj në të parin kërcim publik.
Kaq ishte dhe të gjithë u çarmatosën, edhe Berti që për dy javë me radhë pati replika me mamin e Abelit. Para fëmijëve, ai ka treguar se ka një dobësi të jashtëzakonshme, ndaj tha se edhe ai në raste si ky nuk mund të flasë.
Valbona, jo që jo… Ajo lotët i ka gati gjithmonë kur është fjala për fëmijët.