Fituesja e Nobel-it shkon në Oxford, kjo është dega ku do të studiojë
Në vitin 2012 Malala Yousafzai u qëllua nga një taleban për aktivitetin që ushtronte në mbrojtje të arsimit të vajzave. Pas pesë vitesh, ka vendosur të ndjekë Oxford-in për të studiuar Filozofi, Politikë dhe Ekonomik.Ajo duhet të arrinte të merrte të gjitha notat maksimale “A”, në nivelet më të larta A, në një provim paraprak për lëndë specifike, i kërkuar si kusht nga shkollat në Britaninë e Madhe. Nobelistja e Paqes bëri provime në matematikë, histori, studime fetare dhe gjeografi.
Në një postim në Twitter, ajo ka ndarë një foto nga lajmërimi i pranimit. “Jam shumë e lumtur që po shkoj në Oxford!! Urime të gjithë studentëve të nivelit A – ishte viti më i vështirë. Urimet më të mira për jetën në të ardhmen!”