Fjolla i jep fund martesës dhe aborton fëmijën e Fisnikut?

Telashet për Fjolla Morinën duket se nuk kanë fund. Pasi u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri, për armë mbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burgim, duket se martesës me biznesmenin 12 vite më të ri se ajo i ka ardhur fundi. Burime të sigurta për “Syri.net” në Kosovë bëjnë me dije se këngëtarja është ndare me Fisnik Sylën.

Pavarësisht kësaj, çifti nuk i ka fshirë fotot e dasmës luksoze në Maldive nga rrjetet e tyre sociale.

Të njëjtat burime për “Syri.net” thonë se Fjolla ishte shtatzënë dhe mund të ketë abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël. Bëhet me dije se aborti është kryer pasi tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe.

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur tamam pasi nga këngëtarja dhe biznesmeni nuk ka asnjë deklaratë apo reagim.

Share With:
Translate »
30620 Views