Fjoralba Ponari zbulon se kur dëshiron të bëhet nënë!

E ftuar në emisionin “Dilema Sociale” ishte këngëtarja, moderatorja dhe gjithashtu një stomatologe shumë e mirë, Fjoralba Ponari.

Kujtojmë se së fundmi ajo është bërë pjesë e spektalit të humorit “Portokalli”, një lajm i cili bëri bujë të madhe nëpër media, ku nuk mungonin komentet negative, nga të cilat bukuroshja ka mbetur shumë e lënduar.

Gjatë intervistës me Eno Popin, ajo u shpreh rreth eksperiencës së saj në moderim dhe betejën me COVID-in, por gjithashtu u prek edhe tema e fëmijëve, se cili është momenti i duhur për Fjoralbën për t’u bërë nënë.
Moderatorja zbuloi se zgjerimi i familjes së saj nuk qëndron në planet e saj të afërta. Ajo është shumë e fokusuar në projekte të ndryshme e karrierë.

Nuk jam akoma në atë pikë, duhet të vë disa gjëra në vijë. Nuk bëhet fjalë për gjëra bazike, por dua të jem aty fizikisht. Nuk dua të humb asnjë etapë, ndërsa jam në këtë moment të rëndësishëm të karrierës sime, nuk do të doja të hidhja një hap të tillë…

Share With:
Translate »
159 Views