Flet ish-i i 30-vjeçares që braktisi fëmijën në Yzberisht: Nuk e dija që…
Eglantina Isufi, nëna e foshnjës e cila humbi jetën disa ditë më parë në Yzberisht u shpreh për mediat se babai i fëmijës nuk e kishte besuar atësinë dhe kjo ishte një nga arsyet përse e braktisi në momentin që lindi.
Pas deklaratës së saj ka folur edhe ish i dashuri i saj, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ka qenë në dijeni fare që ajo ka qenë shtatzënë.
“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm një herë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.
Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamer, por nuk e kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë
Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda.
Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. S’ka shans të më dali para, me këtë që bëri.”
Kujtojmë që foshnja, e cila u gjet e braktisur më 8 nëntor, në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndërroi jetë në spital. Edhe pse iu dha ndihma e parë, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë pasi gjendja e tij ishte tejet e rëndë.