Flet nëna e 31-vjeçarit që tentoi vetëvrasjen në mesnatë në qytetin e Fierit

31-vjeçari që tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, në Zhupan të Fierit, kishte pasur probleme me bashkëshorten e tij, me të cilën ziheshin shpesh herë.

Kjo është dëshmia e Sabrie Metës, nënës së 31-vjeçarit Elton Meta e cila ka deklaruar se djali i saj është pa faj dhe se kishte rënë në depresion pasi nusja kishte ikur nga shtëpia.

“Nusja i kishte ikur nga shtëpia bashkë me vajzën. Djali është shumë i mërzitur. U bë keq pasi edhe vajza ishte e mërzitur. Bëj apel që të lirohet djali, ai është pa faj. Djali ra në depresion pasi i iku nusja në shtëpia“, është shprehur Sabrie Meta.

Bashkëshortja ishte xheloze dhe e akuzonte 31-vjeçarin se kishte të dashur. Ajo i kishte kërkuar të ndaheshin dhe sipas nënës, ishte nusja ajo e cila kërcënonte shpesh me thikë Eltonin.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh  që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati.

Sabire Meta shtoi më tej se nusja prej kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.

I riu punonte në Greqi dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë kërkesa për divorc.

/Dosja.al

Share With:
Translate »
354 Views