Flor Binaj uron shqiptarët me foton e ëmbël familjare

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë ndjekësit e tij në ‘Instagram’, duke publikuar kartolinën më të veçantë të fundvitit.

“Gëzuar 2020 të gjithë shqiptarëve në rruzullin tokësor. Paqja qoftë mbi ne, jo urrejtja. Pasioni mbi inatin, dashuria mbi xhelozinë, vullneti mbi veset dhe shëndeti mbi sëmundjet. Të jemi të lidhur bashkë jo vetëm në tragjedi e ditë të zeza, por edhe në ditë të lumtura. Ta duam Shqipërinë sepse aty u rritëm dhe aty është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë. Të ndihmojmë më të varfrit dhe të mos lejojmë më që jetët tona të peshohen nga kandari i prishur dhe plot hile i qeverive që kanë 30 vjet që e sjellin rrotull këtë popull të lashtë e plot histori. Duajeni njëri-tjetrin sepse dashuria është e vetmja forcë në univers që i bën mirë të gjithëve dhe dëm askujt. Gëzuar”, ka shkruar Binaj krah fotos ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ndjekësit e aktorit kanë komentuar gjithashtu në këtë postim, duke e uruar Florin për Vitin e Ri dhe familjen e tij. Kujtojmë se Binaj është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar prej eksepriencës së gjatë në të të si pjesë e trupës së humorit të ‘Portokalli’.

View this post on Instagram

Gëzuar 2020 të gjithë shqiptarëve në rruzullin tokësor!Paqja qoftë mbi ne, jo urrejtja.Pasioni mbi inatin, dashuria mbi xhelozinë, vullneti mbi veset dhe shëndeti mbi sëmundjet!Të jemi të lidhur bashkë jo vetëm në tragjedi e ditë të zeza, por edhe në ditë të lumtura!Ta duam Shqipërinë sepse aty u rritëm dhe aty është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë!Të ndihmojmë më të varfrit dhe të mos lejojmë më që jetët tona të peshohen nga kandari i prishur dhe plot hile i qeverive që kanë 30 vjet që e sjellin rrotull këtë popull të lashtë e plot histori!!Duajeni njëri tjetrin sepse dashuria është e vetmja forcë në univers që i bën mirë të gjithëve dhe dëm askujt!Gëzuar!!! @dua.photography

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Share With:



188 Views