Floriana Garo flet për herë të parë për shtatzaninë

Mënjëherë pas lajmit të fejesës në media qarkulluan fjalë se moderatorja e njohur shqiptare ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ky lajm u përforcua kur u tha se Floriana Garo përfundimisht po shkëputej për të jetuar pranë partnerit të saj. Floriana Garo në një intervistë për emisionin ‘Lart e poshtë’ ka folur dhe për thashethemet mbi shtatzëninë.
“E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit.” –është shprehur ajo. Ndërkohë ish moderatorja e emisionin ‘Jo vetëm modë ka treguar se është duke u marrë me nëj kurs frëngjishteje dhe po mundohet të përshtatet me jetën e saj të re në Zvicër, duke lënë pak pas dore përkushtimin ndaj vetes. Ndër të tjera Floriana ka shtuar se dhe martesa do të jetë diçka spontane dhe nëse gjithçka shkon mirë ata do të kenë dy ose tre fëmijë.

Share With:
Translate »
721 Views