Floriana Garo nuk ka më nevojë për grim, ajo ka veshur shkëlqimin e shtatzanisë

Floriana Garo me siguri po jeton ditë të bukura së bashku me të fejuarin e saj, Enesin pasi janë të pritje të fëmijës së tyre të parë. Moderatorja e njohur është shtatzënë, dhe së shpejti do bëhet nënë.

Ajo është zhvendosur në Zvicër, për të qenë pranë të fejuarit të saj. Nuk ka shumë kohë që çifti bëri publik lajmin e fejesës, për ta pasur më vonë me një super lajm, që do bëheshin prindër.

Floriana duket e relaksuar në fotot që poston në Instagram, pasi shfaqet pa grim por mjaft e bukur.

Duke qenë se gjithmonë bukuroshen e ekranit e kemi parë të kuruar në detaje, si një nënë e ardhshme, Floriana mesa duket po merr pak kohë për veten e saj për t’u çlodhur.

Nuri i shtatzënisë e ka bërë Florianën të duket bukur edhe pa grim…

 

 

Share With:
Translate »
761 Views