Floriana Garo shfaqet për herë të parë pas lindjes dhe duket WOW!

Vetëm 12 ditë pasi solli në jetë Adian, vajzën që i ka ndryshuar rrënjësisht jetën, prezantuesja e njohur shqiptare e cila prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Gjenevë të Zvicrës, shfaqet për herë të parë pas lindjes.


Dhe Floriana Garo shkëlqen me plot kuptimin e fjalës! Ka vendosur që të mos e shpenzojë e mbyllur në shtëpi, një ditë plot diell në Gjenevë, ndaj dhe në harmoni me motin e natyrën, ajo i është gëzuar kësaj dite të shtune në mënyrën e saj. Ne nuk e dimë me siguri nëse e vogla Adia po i bën shoqëri nënës së saj apo është me dadon në shtëpi, por një gjë është e sigurt: lindja i ka dhënë një nur të pashoq moderatores simpatike. Me një pallto në nuancë lejla, me çantën e lëkurës në dorë, me aksesorë elegant dhe një portret që rrezëllin nga buzëqeshja, Floriana sapo na konfirmoi se mëmësia është një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur në jetë.

Ajo duket kaq e bukur!

Share With:
Translate »
690 Views