Nuk e prisnim, Zaimina Vasjari pasi u bë nënë, sonte bëhet nuse

Ardhja në jetë e një fëmije, është finalizimi më i bukur që mund t’i bëhet një historie dashurie! Pas 12 viteve bashkë, këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodian Asllani, kanë dëshmuar se nuk janë një çift i zakonshëm, të paktën për mënyrën se si kanë vendosur t’i realizojnë gjërat më të rëndësishme në jetën e tyre.

Pas propozimit fantastik që showgirl-i mori gjatë pushimeve në Maldive, shumë shpejt erdhi lajmi i shtatzënisë, dhe vetëm pak kohë më parë, ajo është bërë mama e një vajzë bukuroshe të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

Menjeherë, pas gjithë këtyre ngjarjeve fantastike, pyetja që ngrenë të gjithë të njohurit dhe dashamirësit e çiftit, është se kur do të martohen ata të dy? A kanë menduar një ceremoni sekrete, apo një organizim madhështor? Me sa duket hapin e parë e ka ndërmarrë Zaimina, e cila do të martohet sot, në skenën e “Xing” me Ermalin në Tv Klan.

E ftuara e mbrëmjes së sotme, në emisionin e moderatorit të njohur, do të jetë protagoniste përmes batutash interesante, si edhe plot të pathëna deri më tash. Mes tyre, kaq befasisht për të gjithë vjen edhe ceremonia e martesës, ku siç duket nga fotot, këngëtarja shkëlqen e veshur në të bardha.

Të shohim, surprizat e radhës sot në “Xing”!

Share With:
Translate »
1025 Views