Floriana Garo shtatzënë?
Ka kaluar shumë pak kohë që kur moderatorja e njohur Floriana Garo deklaroi fejesën me avokatin Enis Daci. Menjëherë pas fejesës, moderatorja mbylli edhe emisionin duke u larguar në Zvicër, atje ku ka vendosur të jetojë me Enisin. Mirëpo ditët e fundit, Floriana është kthyer në Shqipëri për pushime ku është parë në shoqërinë e të afërmve e miqve. Në foton e postuar nga mikesha e saj, Floriana shfaqet me një fustan të gjerë dhe me barkun pak të rrumbullakosur. Kjo ka hedhur dyshimet se moderatorja është shtatzënë, megjithatë na mbetet të presim për të zbuluar nëse kjo është e vërtetë.