I vodhën Instagramin, ja çfarë bëri Albana Osmani | Video

Me siguri që e keni mësuar të gjithë që Albana Osmanit i kanë vjedhur llogarinë e saj në Instagram. Albana thotë që ia kanë marrë disa “hackers” nga Afrika ndërkohë që nëpër disa portale thuhet një version tjetër.
Por pak rëndësi kanë ato që thuhen në 24 orët e fundit për Albanën në lidhje me Instagramin. Gjestet dhe veprimet e saj janë ato që duhen vlerësuar. E angazhuar prej kohësh në nismën “Ti je një luledielli” dhe tani si drejtuese e fondacionit “You are a sunflower”, edhe ditën e sotme ia ka dedikuar këtyre qëllimeve. Ajo ka qenë në qytetin e Elbasanit për të vizituar pikërisht spitalin e fëmijëve. Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e saj në facebook, Albana na njeh me kushtet jo fort të mira të spitalit. Por duke ditur që kudo që shkon Albana sjell dritë, lulediellit e saj do të vënë dorë për të përmirësuar kushtet e spitalit dhe për të zbutur sado pak dhimbjet e fëmijëve.
Përpara këtyre lajmeve të bukura, kujt i intereson nëse Albanës ia vodhën Instagramin apo jo? /Kids’ Time

Posted by Albana Osmani on Friday, August 25, 2017

 

Share With:
Translate »
1608 Views