Floriana Garo vendos të postojë një foto me dy fëmijët, por nuk është ajo që prisnim

Adia, vajza dyvjeçare e Floriana Garos, prej 3 muajsh është bërë motra e madhe e familjes. Në këto dy vjet, ne nuk ia kemi parë asnjëherë portretin e vërtetë, sepse prindërit kanë zgjedhur që të mos i bëjnë edhe fëmijët personazhe virtuale.

Por në një ditë si kjo, ish-moderatorja e Tv Klan ka vendosur që të urojë të gjithë miqtë virtualë së bashku me dy fëmijët e saj. Ndonëse portretet e tyre i ka mbuluar, Floriana ka ndarë për herë të parë këtë foto me Adian dhe Priamin në një ditë të shënuar si 8 Marsi.

Së bashku me dy fëmijët në prehër, Floriana ndan me të gjithë ndjesinë si nënë e dy fëmijëve: “Nga gjithë arritjet e mia deri tani, asgjë nuk e kalon të qenit nënë! Fëmijët e mi i kanë dhënë kuptim dhe vlerë gjithçkaje. Të jeni të rrethuar nga dashuria e familjes! E uroj këtë për çdo grua në këtë ditë”,– shkruan Floriana në llogarinë e saj.

Share With:



440 Views