#RriNëShtëpi | Nëna Nexhi 86-vjeçare dhe Armando vazhdojnë stërvitjen në shtëpi | Video

#RriNëShtëpi është hashtag-u sensibilizues për të qëndruar në shtëpi në mbrojtje nga koronavirusi i ri Covid-19. Me sa duket qëndrimi në shtëpi është kthyer në një sfidë për të rinjtë për të cilët do të thotë mos-frekuentim i lokaleve, restoranteve, kinemave apo palestrave. Por ka nga ata që kanë gjetur zgjidhje për ta bërë më të këndshëm qëndrimin në shtëpi.

Armando Hidi, trajner personal i fitnesit ka treguar me anë të një video-je se si stërvitet në shtëpi me gjyshen e tij. Gjyshja e tij, Nexhi është 86 vjeç dhe i kryen lëvizjet sinkron me nipin e saj. “Më pëlqen të jetoj momentin, të krijoj kujtime të bukura dhe të shpërndaj pozitivitet. Kemi një jetë dhe se dimë sa do jetojmë, kështu shijoni jetën sa të mundeni dhe duajini njerëzit tuaj.” – shkruan Armando poshtë videos.

Gjithashtu ai ka ndarë video të tjera në llogarinë e tij në Instagram ku tregon se si mund të stërviteni në shtëpi.
Është koha që edhe ju të sensibilizoheni dhe të qëndroni në shtëpi.

/Kids’ Time

Share With:



1122 Views