Floriana Garo zbulon gjininë e fëmijës që po vjen në jetë
E ftuar në emisionin Wake up në Top Channel, ish prezantuesja televizive dhe modelja ka zbuluar për herë të parë gjininë e bebes që pret të vijë në jetë. Ajo do të jetë një vajzë. Por sesi do të quhet princesha këtë do të na e thotë në një moment të dytë. Zbulimi i gjinisë së bebes u bë shumë rastisht ndërsa ishin duke folur në studio për emrat e bebeeve vajza më të përhapura të 2017-ës. Prej kohësh Floriana Garo jeton mes Zvicrës dhe Shqipërisë, për shkak të punës së partnerit të saj Enis Daçi.