Foshnja 2 muajshe me Covid-19 te QSUT, Kule: Është bashkë me nënën, ja si është gjendja e tyre

Mbrëmjen e së mërkurës një foshnje 2 muajshe u shtrua në Shërbimin Infektiv Pediatrik, e infektuar nga Koronavirusi. Shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule ka informuar për gjendjen e saj.

“Foshnja ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, me shenja të sëmundjes. Në ndjekjen që i kemi bërë dhe në marrjen e tamponit të nënës, ka rezultuar dhe nëna e infektuar, me shenja të infeksionit. Të dy janë të hospitalizuar te ne, për shkak të veçorisë që ka kjo moshë dhe për shkak të laktacionit, fëmija nuk mund të shkëputet nga nëna dhe duhet të ushqehet me gji. Të dy palët janë në trajtim dhe në mbikëqyrje nga mjekët. Për momentin gjendja është e stabilizuar, që mbrëmë të dy nuk kanë pasur temperaturë të lartë dhe vazhdojnë marrjen e mjekimit”, ka treguar Kule.

Share With:



229 Views