Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një kuti vezësh, në temperatura -20 gradë Celsius në Siberi

Një foshnjë e braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi u gjet nga pesë adoleshentë në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka, jashtë Novosibirsk ditën e premte.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve, të cilën deklaruan që është në gjendje të mirë.

Policia është në kërkim të nënës dhe ka hapur një hetim penal për tentativën e vrasjes së një të mituri.

Duke folur për gazetën ruse NGS, babai i një prej adoleshentëve, Dimitry Litvinov, tha se pesë shokët kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse .

“Ishte errësirë, ata po bënin dritë me telefonat e tyre dhe panë një kuti. U afruan e panë çfarë kishte brenda,” tha z. Litvinov.

Brenda ishte një vogëlushe e mbështjellë me një batanije të hollë dhe një shishe, shtoi ai.

Ai dhe bashkëshortja e tij Anna u thirrën në vendngjarje nga djali i tyre Renat. Ata e çuan foshnjën me makinë në një spital të qytetit, por kishin frikë se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte pësuar ngrirje dhe nuk do të mbijetonte.

Me të mbërritur në spital, një mjek e ekzaminoi shpejt foshnjën dhe e ngrohi duke ia fërkuar butësisht krahët dhe këmbët, thuhet në një deklaratë nga ministria rajonale e shëndetësisë.

Vajza u bë rozë, u zbulua se ishte e shëndetshme dhe më pas u transferua në një spital për fëmijë ku tani po merr shërbim mjekësor.

Duke folur për NGS, zonja Litvinova tha se ajo dhe shumë nga stafi i spitalit kishin qarë kur dëgjuan se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një kuti vezësh,

Çifti, i cili tashmë ka tre djem dëshiron të birësojë foshnjën, por fillimisht duhet të presin për të zbuluar nëse mund të gjenden të afërmit e fëmijës.

Sipas mediave të huaja nëse të afërmit nuk gjenden, prindërit e rinj duhet të mbledhin dokumente dhe të ndjekin kurse të veçanta përpara se të lejohen të birësojnë.

Share With:
Translate »
145 Views