Foshnja e sapolindur humb jetën në Pogradec, dalin detaje: Mjekët menduan se ishte abort…

Një mjeke në Pogradec është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka neglizhuar trajtimin mjekësor ndaj një foshnje.

Bëhet fjalë për mjeken 51-vjeçare, G.Sh, banuese në Tushemisht, Pogradec. Dyshohet se ajo ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes të foshnjës së shtetases D.Y, e cila ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec –  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

“Klan News” ka mësuar detaje të tjera nga ngjarje e rëndë në Pogradec, ku një foshnje humbi jetën. Mësohet se spitali e ka shënuar në kartelë si abort. Duke qenë se foshnja nuk kishte qarë pas lindjes, mjekët janë shprehur se foshnja kishte lindur e pajetë.

Mirëpo, babai e ka dëgjuar duke qarë dhe në këtë moment spitali është angazhuar për t’i ardhur në ndihmë foshnjës dhe e kanë nisur menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundurr të jetojë.

Pas denoncimit policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarimin e mjekes G.Sh e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”.

Burimi: “Klan News”

Share With:
Translate »
132 Views