Foshnja lind me këmishë por jo në maternitet

Një grua ka lindur fëmijën e saj në një ambient tërësisht ndryshe nga cfarë jemi mësuar të dëgjojmë. Ajo pati lindje para kohe dhe nuk ia doli që të shkonte në maternitet, prandaj iu desh ta sillte në foshnjen në sediljen e parë të makinës.

Realin Scurry publikoi një foto të momentit në Instagram ndërsa bebja ishte akoma brenda qeses amniotike, një membranë që mbron fetusin gjatë shtatzënisë.

Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është një gjë e mahnitshme. 8.5.2017 rreth 10 të mëngjesit unë fillova të kem kontraktime. Unë isha vetëm 29 javëshe dhe 4 ditëshe kështu që vura re se ishin goditjet e Braxon dhe vendosa të pres. Pas 45 minutash që kontraktimet po bëheshin të shpeshta unë vcendosa të shtyja.

Telefonova shërbimet e emergjencës të cilët s’më kuptonin ç’po u thoja nga të ulëriturat. Ja dhashë telefonin të fejuarit, ula pantallonat dhe u përkula, e sigurt që koka kishte dalë. Shtyva një herë të vetme dhe fëmija jonë ishte aty. Kur e pashë, vura re se ishte i mbështjellë me qesen amniotike. Shërbimet e emergjencës na thanë të hapnim krahun dhe të prisnim, por unë isha e sigurt që mund të arrinim në spital para se ata të arrinin tek ne. Prandaj i thashë të fejuarit të vazhdonte të ecte. Isha kaq e frikësuar.

Pastaj i fërkova fytyrën e vockël me gisht dhe ai ngriti këmbët dhe duart lart si për të na thënë që ishte mirë, sikur i kuptoi lutjet e mia. Pas shtatë minutash që mbaja foshnjen në duar, arritëm në spital. Ai lindi me këmishë, diçka që ndodh një në 80,000 lindje,” – shkruajti ajo në Instagram.

Share With:
Translate »
1001 Views