E tmerrshme, 2-vjeçari mbahet në hekurat e dritares

Një video e tmerrshme ka kapur momentin kur një 2-vjeçar është duke u mbajtur në hekurat dritares së një ndërtese në Kinë.  

Fqinjët e tmerruar kanë nxituar që ta shpëtojnë duke vendosur batanije dhe jorganë në tokë. Mendohet se fëmija ishte lënë në shtëpinë e tij në qytetin Guang’an dhe ndërsa po luante u ngjit në dritare e më pas u rrëzua aksidentalisht midis hekurave.

Djali shihet i zhveshur duke u mbajtur tek hekurat në katit e tretë të një pallati.

Sipas njoftimeve, raporton Daily Mail 2-vjeçari ka rënë nga hekurat por është pritur nga disa anëtarë të familjes dhe nuk është dëmtuar në këtë incident.

 

Share With:
Translate »
749 Views