Foshnja lind në makinë 11 javë para kohe, e pagëzojnë si Bebja Mrekulli

Historia e bebes mrekulli që lindi me këmishë në makinë 11 javë më herët po bën xhiron e rrjetit dhe ka shokur jo vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe mjekët. Këta të fundit shprehen se ka qene fati i vogëlushit që ka lindur në qesen amniotike, pasi ka qenë ajo që e ka mbrojtur nga lëndimet. 
Raelin Scurry, nënë e një vajze, ishte vetëm 29 javëshe me fëmijën e saj të dytë dhe nuk priste që ta lindte vogëlushin me fat 11 javë më herët.
Nëna e re pranon se për 45 minuta kishte patur dhimbje, por për asnjë moment nuk kishte menduar se ajo të lindte. Pasi dhimbjet ishin bërë të padurueshme ajo i kishte hipur makinës për të shkuar në spital, rrugë të cilën e la përgjysmë pasi lindi në makinë. 
U deshën rreth 10 minuta që çifti të mbërrinte në spital dhe gjatë kësaj kohe nëna e ka mbajtur të voglin e saj në qesen amniotike. Sipas mjekëve vetëm 1 në 80 mijë fëmijë lind me këmishë dhe zakonisht kjo gjë është e zakonshme tek lindjet me operacion. 
Të lindësh në makinë, 11 javë para, me këmishë, padiskutim që fëmija është i bekuar! Burimi: The Independent

Share With:
Translate »
709 Views